
Dy emrat që mund ta zëvendësojnë Southgate në krye të Anglisë
Gareth Southgate mund të mos vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca. E ardhmja e tij është vënë në dyshi, edhe pse vet trajneri nu
Gareth Southgate mund të mos vazhdojë të jetë në krye të Kombëtares së Anglisë pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës nga Franca.
E ardhmja e tij është vënë në dyshi, edhe pse vet trajneri nuk ka qartësuar nëse do të largohet, por mediat angleze raportojnë se ai është i joshur nga oferta e disa klubeve në ligën amerikane të futbollit, MLS, përcjellë KosovaPress.
Tani, sipas asaj që raporton “Daily Mail”, janë dy emra që potencialisht mund ta marrin drejtimin e Anglisë nëse Southgate vendos që të largohet.
Thomas Tuchel dhe Maurizio Pochettino janë dy trajnerët të cilët thuhet se kanë interesim për ta drejtuar Anglinë. Që të dy në të kaluarën ishin trajner të Paris-Saint-Germain, ndërsa janë të pa punë për momentin.

Më të fundit
Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





