RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
​Duraku: Kurdisjet dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit, FFK t’i godas klubet e përfshira
Futboll

​Duraku: Kurdisjet dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit, FFK t’i godas klubet e përfshira

Kurdisjet që tashmë janë të konfirmuara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, përkatësisht në ndeshje Ulpiana-Vëllaznimi, po konsiderohet ta kenë goditur mjaftë rëndë imazhin e futbollit kosovar. K

nga RTV21 Portal21 prill 202421 prill 2024

Kurdisjet që tashmë janë të konfirmuara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, përkatësisht në ndeshje Ulpiana-Vëllaznimi, po konsiderohet ta kenë goditur mjaftë rëndë imazhin e futbollit kosovar.

Kështu ka konsideruar trajneri, Fahredin Duraku, i cili në një intervistë për KosovaPress, ka tërhequr vëmendjen se kjo situatë është edhe nën vëzhgimin e organeve të UEFA-së dhe mund të sjellë pasoja të mëdha.

“Këto trukimet në Ligën e Parë të grupit B mes ndeshjes Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit, është një imazh i keq për futbollin tonë kosovar. Pse e them këtë, do të thotë të gjithë jemi nën përcjelljen e njerëzve të mëdhenj të cilët janë kompetent nga UEFA për këto trukime të mëdha, pa marrë parasysh në ligën tonë apo në ligat tjera evropiane dhe mendoj që nuk është mirë dhe imazhi i futbollit tonë automatikisht e ka një hije negative dhe nuk duhet të ndodhin këto gjëra”, ka thënë fillimisht Duraku.

Ai i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të tregohet e pakompromis ndaj klubeve që bëjnë trukime të rezultateve, në mënyrë që edhe klubet tjera në të ardhmen të mos përgatisin skenarë të tilla.

“Federata duhet të tregojë një dorë të hekur automatikisht. Aty ku komisioni ka analizuar shumë mirë, ka pasur disa baza, mirëpo kryetarëve të klubeve nuk iu ka pëlqyer, por federata ka reaguar menjëherë dhe ka marrë masa për këto dy klube. T’iu them të drejtën, nëse është e vërtetë pse jo, shumë mirë ka vepruar federata që t’iu jap shembull edhe klubeve të tjera që vetëm fair play, vetëm kultura sportive të jetë në këto klube, t’i anashkalojmë këto gjëra. Vetëm në fushë të jetë ai që është më i miri, t’ia zgjasim dorën dhe të vazhdojmë tutje”, theksoi Duraku.

Derisa Liga e Parë është prekur nga trukimet, Superliga nga ana tjetër është arenë e përplasjes mes drejtuesve të disa klubeve dhe gjyqtarëve. Këta të fundit në shumë raste po akuzohen për ndikim direkt në rezultat me vendimet e tyre që konsiderohen të gabuara.

“Nuk po më pëlqejnë këto ankesa të trajnerëve që janë pa bazë. Trajneri duhet ta përgatisë ekipin në aspektin teknik dhe taktik dhe këtu është kultura sportive që duhet kërkuar fajtorin te vetja dhe lojtarët, e jo te referi…Nuza, Kastrati dhe Çaka janë tre referët më të mirë të futbollit tonë, ku marrin pjesë edhe delegojnë në ndeshjet evropiane. Për atë arsye po them se referët mund të gabojnë, mirëpo nuk janë faktorë kyç që një klub ta humb ndeshjen. Për atë arsye faji kërkohet te vetja dhe lojtarët në aspektin takti, mund të gabosh, mund të humbasësh, por korrigjo gabimet për ndeshjen e ardhshme”, shtoi Duraku.

Për të dal nga kjo situatë, Duraku i rekomandon FFK-së, që ta ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes se gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës së Kosovës.

“Për mendimin tim nuk është e paraparë, duhet gjetur një rast edhe tani të intervenohet, pse të presim në kampionatin e ardhshëm. Kjo me short po e shoh disi të pa arsyeshme të delegohen dhe të vendosen referët të cilët nuk kanë as kualitet aq të madh, nuk jemi një federatë aq e madhe që të kemi referë profesional aq të madh. Ne i kemi tre këta referë dhe pse të mos delegohen këta tre referë në mes këtyre ndeshjeve derbi. Unë do ta mendoja që këta tre referë të referojnë gjithmonë këto derbi që janë si Ballkani-Drita, Llapi-Ballkani, Ballkani-Llapi, do të thotë në mes të këtyre tre referëve do të kisha vendosur sepse kanë një bagazh, një eksperiencë, autoritet dhe në aspektin psikologjik, deshe apo nuk deshe nuk bëjnë gabime siç po bëjnë këta referët e rinj”, nënvizoi Duraku.

Krejt në fund, Duraku ka folur edhe për luftën për titull të kampionit, garë në të cilën ai i jep përparësi kampion në fuqi, Ballkanit.

“Po e shohim që ka diferencë mes Ballkanit dhe Dritës dy pikë, kurse mes Llapit dhe Ballkanit janë katër pikë. Mirëpo, prapë se prapë është një konkurrencë shumë interesante, i kemi edhe shtatë xhiro deri në përfundim, nuk mund të them që ky është, mirëpo unë sa i përket në përgjithësi, po i jap përparësi Ballkanit sepse ka një ekip cilësor, ka një bagazh, ka një kualitet në çdo aspekt dhe në aspektin e përvojës, në aspektin psikologjik dhe mental është në përparësi më shumë se këto”, deklaroi Duraku.

Në lidhje me skandalin e kurdisjeve ka reaguar edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi ka thënë se FFK nuk do të lejojë gjëra ta tilla në futboll që e dëmtojnë këtë sport.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë