
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin “Serbia shtet jo normal”
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është një hakmarrje që po bënë Serbia ndaj Kosovës e cila kaloi
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është një hakmarrje që po bënë Serbia ndaj Kosovës e cila kaloi suksesshëm fazën e dytë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Sa i përket bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarin, deputeti Dugolli ka thënë se me palën serbe nuk po diskutohet për dinarin, por për procedurat lehtësuese të zbatimit të rregullores së BQK-së.
‘’E para që po dua të them është se marrëveshja që është dakorduar në Bruksel dhe aneksi i zbatimit nuk është duke u zbatuar nga Serbia. E dyta, kjo është një hakmarrje tipike e një shteti jo normal siç është Serbia e cila nuk dallon nga Serbia e Millosheviqit sepse edhe para 25 viteve patëm një hakmarrje. Sa i përket çështjes së dinarin, në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin. Në Bruksel po diskutohet për procedurat e lehtësimit të qytetarëve për të arritur deri tek implementimi i plotë i rregullores së BQK-së”, tha Dugolli për RTV21./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





