DnV: Kërkohet përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja
Nga Demokracia në Veprim (DnV) është kërkuar përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja, për kryetarët në 21 komuna të vendit. Në shkrimin e DnV-së theksohet se procesi i sotë
Nga Demokracia në Veprim (DnV) është kërkuar përmbajtje deri në shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja, për kryetarët në 21 komuna të vendit.
Në shkrimin e DnV-së theksohet se procesi i sotëm i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, por me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në zgjedhje krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
“Dita e zgjedhjeve nuk është karakterizuar nga ndonjë incident serioz brenda vendvotimeve, që do të mund t’a cenonte integritetin apo kredibilitetin e procesit. Gjatë tërë ditës së votimit, është regjistruar një trend përgjithësisht linear i pjesëmarrjes në votime, pa ndonjë fluks të theksuar të votueseve në qendra të votimit. Respektimi i masave mbrojtëse kundër Covid 19 ka qenë i mangët, sidomos nga votuesit në zonat rurale, por duke mos përjashtuar edhe stafin zgjedhor. Në pjesën e pasdites janë vërejtur lëvizje të eksponentëve të subjekteve politike në lokacione të caktuara, përfshirë kryeministrin e vendit, gjë që mund të interpretohet si ushtrim i ndikimit mbi vullnetin e votuesve. Është vërejtur interes i shtuar i mediumeve dhe organizatave për të matur disponimin e votuesve përmes administrimit të exit polleve në dalje të qendrave të votimit. Është raportuar edhe për kufizim të disa mediave në vëzhgimin e mbarëvajtjes së procesit brenda vendvotimeve”, kanë shkruar nga DnV.
Nga Demokracia në Veprim (DnV) kanë thënë se sa i përket parregullësive procedurale, edhe ky proces është përcjellë nga probleme të cilat janë përsëritur në të gjitha proceset zgjedhore paraprake. “Pasaktësitë në listën e votuesve (rreth 50% e vendvotimeve), dhe trendi tejet i lartë i votimit me asistencë (mbi 90% e vendvotimeve) janë dy fenomenet më të shprehura në raundin e dyrtë të zgjedhjeve”.
“Vlen të theksohet se në këtë proces zgjedhor rastet e fotografimit të votës kanë shënuar rënie të ndjeshme, krahasuar me proceset paraprake zgjedhore, ku ky fenomen ka qenë shumë i shprehur”.
Në pritje të fillimit të procesit të numërimit, DnV ka bërë thirrje për kujdes dhe vëmendje të shtuar nga ana e stafit zgjedhor për të garantuar reflektim të drejtë të vullnetit qytetar. Po ashtu, kanë ftuar subjektet politike dhe mbështetësit e tyre që të mos shpallin fitoret eventuale bazuar në burime jozyrtare, por të presin shpalljen e rezultateve preliminare nga KQZ-ja./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






