RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita kur Fatmir Sejdiu u zgjodh president

Të premten e 10 shkurtit 2006, Fatmir Sejdiu mori postin e presidentit të Kosovës me 80 vota për, 12 kundër dhe 17 të pavlefshme, pas tri runde të votimit. Ai ishte kandidati i vetëm i propozuar nga

nga Venera Grabanica10 shkurt 202110 shkurt 2021

Të premten e 10 shkurtit 2006, Fatmir Sejdiu mori postin e presidentit të Kosovës me 80 vota për, 12 kundër dhe 17 të pavlefshme, pas tri runde të votimit.

Ai ishte kandidati i vetëm i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke vazhduar kështu mandatin e ish-kryetarit Ibrahim Rugova deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në seancën solemne të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit ishin të pranishëm 110 deputetë.

Por, Sejdiu nuk mundi ta përfundonte mandatin e tij pesëvjeçar siç parashihet me Kushtetutë.

Më 27 shtator të vitit 2010, ai dha dorëheqje pas vendimit të Kushtetueses për shkelje të rëndë të aktit më të lartë juridik të vendit me mbajtjen e postit të presidentit dhe atij të kryetarit të LDK-së, ndonëse me funksione të ngrira.

Sejdiu e bëri publik vendimin për dorëheqje gjatë një konference për media ku tha se postin e presidentit e kishte ushtruar me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Republikës së Kosovës. Që nga 10 shkurti i vitit 2006, si president i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, ka ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur. Unë, tërë jetën time i kam respektuar institucionet që dalin nga vota e lirë e qytetarëve. Unë kam punuar për të realizuar vullnetin politik të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe kam udhëhequr me përgjegjësi të plotë procesin e pavarësimit të vendit tonë”, kishte thënë atëherë Sejdiu.

Ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Kushtetuesen si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.

Fatmir Sejdiu është lindur më 23 tetor 1951 në Pakashticë të Besianës, ndërsa jeton në Prishtinë. Ka të kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe ka gradën e Doktorit të Shkencave Juridike në po këtë universitet.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

50 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

53 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

57 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

19 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

35 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë