RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Dinari thelloi dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA”
🇽🇰 Kosova

“Dinari thelloi dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA”

Profesorë të së drejtës ndërkombëtare dhe ish-diplomatë vlerësojnë se vendimi që heq dinarin serb nga përdorimi vetëm ka thelluar dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA. Sipas tyre këto marrëdhënie tani

nga Kaltrina Berila5 prill 20245 prill 2024

Profesorë të së drejtës ndërkombëtare dhe ish-diplomatë vlerësojnë se vendimi që heq dinarin serb nga përdorimi vetëm ka thelluar dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA. Sipas tyre këto marrëdhënie tani janë dëmtuar seriozisht dhe se dëmtimi i tyre shkon në favor të Serbisë.

Dëmtimi i marrëdhënievë të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për shkak të dinarit vazhdon të jetë temë diskutimi në vend.

Profesori universitar i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti vlerëson se çështja e dinarit është pika kulminante e dëmtimit të këtyre marrëdhënieve, zbehja e të cilave, sipas tij, ka nisur që nga marrja e mandatit të qeverisë së tanishme.

“Dëmtimi ose shpërqendrimi ose mungesa e komunikimit direkt dhe përmbajtjesor të tillë çfarë ka kishte me dekada filloi kohë më herët dhe jo vetëm me valutën filloi me probleme të tjera sepse diskursi politik në Kosovës ndryshoi me qeverisjen e fundit dhe ky diskurs jo vetëm që solli zbehjen e raporteve me amerikanët por edhe partnerët tjerë perëndimor ndërkohë që duket sheshazi që çështja e dinarit ishte kupola pika më e fundit, më e nxehta e kësaj problematike, për ç’gjë raportet shihet sheshazi dhe hapur që janë të dëmtuara madje të dëmtuara seriozisht sepse jo në raste të shpeshta autoritetet amerikane flasin publikisht për problemet”, tha ai për rtv21.

Edhe ish-diplomati, Blerim Canaj, vlerëson se vendimi për dinarin ka thelluar dëmtimin e marrëdhënieve të SHBA-së më qeverinë e Kosovës

“Ky vendim i ka dëmtuar edhe tutje rpaortet me SHBA-në sepse ftohaj e raporteve ka nisur qsyh në periudhën e ndalimit të gazit amerikan. Tani sic dihet, sic e kanë thënë edhe zyrtarët amerikanë, raportet me qeverinë janë të ftohura”, tha Canaj.

Se vendimi që heq dinarin nga përdorimi ka ndikuar dukshëm në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në e thotë edhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare në New York, Akri Çipa.

“Për fat të keq ka pasur një proces në të cilin qëdnriemt e Kosovës dhe të SHBA-së ..ka pasur ndasira, është normale te ktë por Koosvës nuk i shërben që këto ndasi të bëhen në publik, i shkaktojnë kosto imazhit të Kosovës si dhe priten më kënaqësi në Serbi”, tha Çipa për rtv21.

Zyrtarë amerikanë e kanë bërë të qartë se refuzimi i Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për dinarin serb ka pasoja në komunikim, partneritet dhe në marrëdhënien e SHBA-së me Kosovën./RTV21/21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
Kosova

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

6 min më parë
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

26 min më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

49 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

4 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

6 orë më parë