RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Deputetët në pushim, mbajnë peng tërheqjen e 10% të kontributeve në Trust

Tërheqja e 10 përqind të kontributeve pensionale në Trust nga qytetarët varet nga miratimi i ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës. Deputetët nuk arritën të kalojnë Projektligjin për Rimëkëmbje

nga Venera Grabanica5 shtator 20205 shtator 2020

Tërheqja e 10 përqind të kontributeve pensionale në Trust nga qytetarët varet nga miratimi i ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës. Deputetët nuk arritën të kalojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në gusht dhe të njëjtët aktualisht janë në pushim deri më 15 shtator.

Ndërsa, pandemia COVID-19 përveç në shëndetin publik, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi dhe punësim në vend.

Këshilltari senior në Riinvest, Muhamet Mustafa ka thënë për kp se Kuvendi i Kosovës ka treguar jo efikasitet deri në papërgjegjësi për mos aprovimin e programit të rimëkëmbjes ekonomike.

Ai ka thënë se disa komponentë të programit të rimëkëmbjes ekonomike mund të zbatohen edhe pas aprovimit të rishikimit të buxhetit përveç mjeteve të ngrira të privatizimit dhe mjeteve të Trustit Pensional.

Eksperti i ekonomisë ka folur po ashtu edhe për dëmet e vlerësuara në ekonomi, që sipas tij, qarkullimi i bizneseve ka rënë deri në 80 përqind. Ai parashikon edhe një rënie të madhe ekonomike, që ende as qeveria nuk e ka paraparë. Megjithatë, Mustafa tregon sektorët që kanë performuar më mirë në pandemi.

Mendim të njëjtë për papërgjegjësi të deputetëve të Kuvendit për mosmiratimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike, ka edhe profesori universitar Mazllum Barlaiu.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se Kosova është në gjendje mjaft të rëndë dhe veprimet e Kuvendit janë të pafalshme në këtë kohë të pandemisë.

Teksa thotë se rreth 40 mijë qytetarë janë të pa punë dhe deputetët nuk ishte dashur të shkojnë në pushime.

Ai po ashtu theksoi se nuk duhet të ketë dallime politike për miratimin e këtyre ligjeve me rëndësi, sepse sipas Baraliut, funksion kryesor dhe parësor i kuvendit është miratimi i ligjeve.

Sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se komuniteti i bizneset ka mjaft arsye që të jetë i shqetësuar dhe i zhgënjyer me qasjen e deritashme institucionale për trajtimin e efekteve negative që çdo ditë po i sjellë pandemia në ekonominë e vendit.

Rukiqi madje po i konsideron si mjaft të rëndësishme masat për tërheqjen e kursimeve nga Trusti dhe masa tjetër për garanci në kredi. Megjithatë, edhe Rukiqi shprehet se nuk arrin të kuptojë pse deputetët shkojnë në pushim, derisa nuk miratohet programi për rimëkëmbje ekonomike.

Ai po ashtu ka thënë se shumica e masave të cilat kanë qenë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e pandemisë kanë prekur drejtpërdrejt sektorin privat, por në të njëjtën kohë shumë pak masa institucionale janë dalë në përkrahje të sektorit privat në kohën më të vështirë.

Rukiqi më tej ka thënë se për një periudhë tashmë gati 6 mujore në pandemi, as 100 milionë euro nuk janë futur në ekonomi, ndërsa në vendet tjera injektuar qindra miliona euro për të ndihmuar kompanitë për të mbijetuar dhe për t’i ruajtur vendet e punës.

Edhe ato mjete të cilat tash janë përfunduar të pakos emergjente, ai thotë se pothuajse shumë pak kanë shkuar tek kompanitë, shumica e atyre mjeteve kanë shkuar në pagat e punëtorëve, që është mirë dhe, për qiratë. Madje, kreu i OEK thotë se asnjë kompani e Kosovës nuk ka marrë përkrahjen e drejtpërdrejt të shtetit. /kp

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

55 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë