RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Dëmet në bujqësi të mëdha, kompensimi pas vlerësimeve

Vërshimet e fundit të shkaktuara nga reshjet e mëdha kanë përmbytur edhe tokat bujqësore, duke bërë dëme të mëdha në kulturat e mbjellura. Fermerët që kanë pësuar nga këto vërshime kërkojnë ndihmën

nga Egzona Mehmeti16 janar 202116 janar 2021

Vërshimet e fundit të shkaktuara nga reshjet e mëdha kanë përmbytur edhe tokat bujqësore, duke bërë dëme të mëdha në kulturat e mbjellura.

Fermerët që kanë pësuar nga këto vërshime kërkojnë ndihmën e shtetit për kompensim, ndërsa ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka deklaruar se pas vlerësimeve të dëmeve, do të bëjnë kompensimin financiar të këtyre dëmeve.

Fermeri nga Krusha e Madhe, Mentor Duraku është shprehur se dëmet janë të mëdha në bujqësi, në kulturat bujqësore të grurit.

Fermerit nga Rahoveci, i cili është edhe kultivues i perimeve, reshjet e fundit ia kanë dëmtuar edhe lakrën.

“Reshjet e fundit kanë dëmtuar grurin më shumë. Janë në ujë të gjitha. A ka dalë ndonjë komisionin me vlerësuar dëmin? Jo ende. Kanë dalë për evidentimin e shtëpive që është bërë dëm”, ka theksuar ai.

Kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selatin Hoti është shprehur se fatkeqësisht edhe zona e Rahovecit është prekur nga vërshimet, por siç ka treguar, ai dëmet më të mëdha janë në bujqësi, veçanërisht sipërfaqet me grurë.

“Dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha edhe në bujqësi, siç shihet edhe nga këtu kemi të bëjmë me sipërfaqe të tëra përmbytura e që fatkeqësisht janë me grurë të mbjella. Gruri është buka që është produkt strategjik për secilin popull në tryezë dhe në aspektin ekonomik. Mbesim me shpresë se niveli komunal dhe qeveria qendrore, si dhe të gjithë akterët e tjerë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë dhe t’u dalin në krah fermerëve dhe familjarëve në ne nevojë jo vetëm në fshatin tonë, por gjithandej ku ka pasur vërshime”, ka deklaruar Hoti.

Edhe fermeri nga Remniku i Vitisë, Qerim Qerimi që është kultivues i dredhëzës është shprehur se janë dëmtuar mjaft nga vërshimet.

“Po tash jemi dëmtuar shumë, ende s’kanë dalë komisionet… Është problem me iu përgjigjur këtij dëmi tash. Për treg është pak rrezik, se nuk jemi të sigurt askund me dërgua”, ka thënë ai.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka potencuar për Kp se fatkeqësisht është një numër i madh i komunave ku kanë pësuar fermerët nga fatkeqësitë natyrore ose nga reshjet e fundit.

Po ashtu, Mustafa ka thënë  se pas vlerësimeve të dëmeve, me anë të një vendimi qeveritar do të kompensohen ato me mjete financiare.

“Vërshimet kanë qenë mjaft të mëdha ka qenë e pa mundur edhe lëvizja e zyrtarëve komunal në disa nga këto treva. Tani komisionet kanë filluar të dalin në terren për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet. Sa po të kemi raportet finale do të bëjmë një përmbledhje përfundimtare për të gjitha komunat dhe do të nxjerrim një vendim në qeveri për kompensimin financiar të këtyre dëmeve”, ka thënë nMustafa.

Edhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet nëpër shtëpi, infrastrukturë rrugore dhe bujqësi ka premtuar se me prioritet do të bëhet kompensimi i dëmit nga Fondi Emergjent i Qeverisë së Kosovës./kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

15 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

37 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

51 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë