Dëgjoni Gjonin duke kënduar “Thirr policinë”
Gjon’s Tears është bërë një ndër emrat më të përfolur të skenës muzikore që nga paraqitja e tij në kontekstin muzikor “Eurovision”. Arilena ka ndarë me ndjekësit një video ku mund të dëgjohet Gjon duk
Gjon’s Tears është bërë një ndër emrat më të përfolur të skenës muzikore që nga paraqitja e tij në kontekstin muzikor “Eurovision”.
Arilena ka ndarë me ndjekësit një video ku mund të dëgjohet Gjon duke kënduar “Thirr policinë” që është projekti më i ri nga Arilena dhe Dafina.
Gjithashtu, Arilena dhe Gjon së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e parë, këngë e cila do të jetë pjesë e albumit të ri të artistes, e që të njëjtin e ka titulluar “Popart”.
Nuk është bërë e ditur një datë publikimi e “Popart”, mirëpo Arilena për këtë album ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm nga Kosova e Shqipëria, ndër ta janë Dafina Zeqiri, Gjon’s Tears, 2po2, Noizy dhe Wendy.

Gjonin e keni parë të debutojë në Eurovision, ku përfaqësoi Zvicrën e që të njëjtës i siguroi vendin e tretë.
Kënga debutuese e Gjonit “Tout l’Univers” është dëgjuar mbi dhjetë milionë herë në kanalin zyrtar të Eurovisionit në Youtube./21Media








