
Daka: Dorëheqja e kryetarëve në veri, mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se mënyra e vetme dhe më e drejta për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri do të ishte që kryetarët aktual në katër komunat në atë pjesë të Kosovës të dorëzojnë
Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se mënyra e vetme dhe më e drejta për mbajtjen e zgjedhjeve ne veri do të ishte që kryetarët aktual në katër komunat në atë pjesë të Kosovës të dorëzojnë mandatet e tyre.
Ne emisionin 21drejpërdrejt, Daka tha se edhe dorëheqja me presion do te nënkuptoni shkelje ligjore.
“Natyrisht se dorëheqja është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë e shpalljes së zgjedhjeve të reja, sepse në momentin që kryetarët do të jepnin dorëheqje, do të fillonin procedurat ligjore për shpalljen e zgjedhjeve dhe do të vazhdonin ashtu siç janë mbajtur edhe më herët. Megjithatë, dhënia e dorëheqjes duhet të jetë një akt vullnetar i kryetarëve të komunave, sepse në të kundërtën, çdo dhënie e dorëheqjes në mënyrë të pavullnetshme do të konsiderohej shkelje dhe se ata kryetarë nën presion kanë dhënë dorëheqje”, deklaroi Daka.
Ish-kryetarja e KQZ-së tha se para se të vendoset për zgjedhje të reja, “duhet të gjendet një marrëveshje politike”, pasi sipas saj, mospjesëmarrja e qytetarëve serbë në zgjedhje do të sjellë të njëjtën situatë sikur pas zgjedhjeve të prillit. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






