
City i fortë për Unitedin, shkëlqen Haaland
Erling Haaland ishte fytyra kryesore e derbit të qytetit të Mançesterit ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt. Sulmuesi norvegjes kontribuoi me dy gola dhe një asistim në fitore 3-0 të skuad
Erling Haaland ishte fytyra kryesore e derbit të qytetit të Mançesterit ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt.
Sulmuesi norvegjes kontribuoi me dy gola dhe një asistim në fitore 3-0 të skuadrës së Pep Guardiolas ndaj asaj të Eric ten Hag.
Golin e parë Haaland e realizoi në minutën e 26’ të ndeshje nga penalltia, ndërsa të dytin në minutën e 49’ pas asistimit nga Bernardo Silva.
Pas dy golave, Haaland mori edhe rolin e asistuesit tek goli i tretë të cilin e realizoi Phil Foden dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 24 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, kurse “Djajtë e kuq” kanë 15 pikë në vendin e tetë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






