RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Çitaku për arrestimin e ushtarit të UÇK-së: MPJD duhet të ishte në funksion të qytetarëve
🇽🇰 Kosova

Çitaku për arrestimin e ushtarit të UÇK-së: MPJD duhet të ishte në funksion të qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se misionet diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe. Ajo pas raportime

nga B G23 korrik 202523 korrik 2025

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se misionet diplomatike duhet të jenë më të angazhuara për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së nga autoritetet serbe. Ajo pas raportimeve se është arrestuar Lulzim Halili, tha se ky nuk është rasti i parë, dhe se të njëjtit nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Çitaku u shpreh se liria e lëvizjes duhet të jetë e garantuar, teksa kërkoi aktivizimin e misioneve diplomatike.

“Sigurisht që ne i ndjekim, e kemi parë dhe është lajm jashtëzakonisht shqetësues. Fatkeqësisht kjo tashmë është shndërruar në lajm të rregullt, sepse nuk është rasti i parë ka edhe ushtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen tash e disa muaj nëpër burgjet e Serbisë. Qeveria e Republikës së Kosovës, kjo në largim duhet të jetë shumë më aktive. Misionet tona diplomatike duhet të jenë shumë më të angazhuara në mënyrë që të vihen në funksion mekanizmat ndërkombëtarë për lirimin e tyre. Ata nuk janë njerëz pa atdhe, nuk duhet të trajtohen si njerëz pa atdhe, si njerëz pa institucione, si njerëz për fatin e të cilëve nuk brengoset askush”, deklaroi ajo.

Ajo kritikoi Ministrinë e Punëve të Jashtme, për çka tha se në vend se të merret me beteja të vogla të brendshme, siç u shpreh Çitaku, duhet të jetë në funksion të qytetarëve.

“Ministria e Punëve të Jashtme në vend se të merret me beteja të vogla të brendshme do të duhej të ishte në funksion të qytetarëve të Kosovës. Ata nuk janë njerëz pa atdhe, duhet të trajtohen më me dinjitet”, shtoi ajo.

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lulzim Halili, nga autoritetet serbe në Serbi. Sipas Novosti-it, ish-luftëtarit të UÇK-së iu caktua masa e ndalimit prej 48 orëve nga Zyra e Prokurorit për Krime të Luftës./kp

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

2 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë