
Chelsea nënshkruan me mbrojtësin Badiashile të Monaco
Chelsea ka nënshkruar me mbrojtësin Benoit Badiashile nga Monaco për një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë. Badiashile, 21 vjeç, ka kaluar pesë sezone në Ligue 1 dhe ka bërë 135 paraqitje në ligë për Mo
Chelsea ka nënshkruar me mbrojtësin Benoit Badiashile nga Monaco për një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë.
Badiashile, 21 vjeç, ka kaluar pesë sezone në Ligue 1 dhe ka bërë 135 paraqitje në ligë për Monacon.
Mbrojtësi qendror, i cili bëri debutimin e tij të parë për Francën në shtator kundër Austrisë, i është bashkuar Chelseat në një marrëveshje të raportuar prej 35 milionë £.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Chelsea. Jam shumë i emocionuar që filloj të luaj për këtë klub,” tha Badiashile.
“Mezi pres të shoh tifozët dhe të filloj të luaj në ligën më të mirë në botë”.
Francezi është paraqitur në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për Monacon, duke bërë gati 150 paraqitje në të gjitha garat.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Benoit në Chelsea”, tha kryetari i Bluve, Todd Boehly./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë





