RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
​Çeku: S’jemi vonë për Lojërat Mesdhetare 2030, stadiumi kombëtar mbetet temë diskutimi
Sport

​Çeku: S’jemi vonë për Lojërat Mesdhetare 2030, stadiumi kombëtar mbetet temë diskutimi

Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosova nuk po e humb hapin në përgatitje për organizimin e Lojërave Mesdhetare, me theks të veçantë në ndërtimin e infrastrukt

nga Gentrita Xhemajli19 qershor 202519 qershor 2025

Ministri në detyrë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se Kosova nuk po e humb hapin në përgatitje për organizimin e Lojërave Mesdhetare, me theks të veçantë në ndërtimin e infrastrukturës sportive.

Në panelin diskutues të konferencës së organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim në Prishtinë (PIRDEV), Çeku ka thënë se plani për zhvillimin dhe ndërtimin e infrastrukturës sportive kishte ekzistuar para marrjes së drejtës për organizimin e lojërave dhe se ai po zbatohet sipas planifikimeve, derisa shtoi se më 2029 infrastruktura sportive duhet të jetë e kompletuar.

Sipas Çekut, një pengesë në këtë drejtim është fakti se Ligji për Lojërat Mesdhetare është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe sa më shpejt që merret kjo përgjigje, aq më i lehtë do të jetë përparimi tutje në këtë objektiv.

Ministri në detyrë Çeku foli edhe për stadiumin kombëtar, i cili ishte ndër zotimet kryesore për ta fituar organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Për këtë çështje, Çeku theksoi se ndërtimi i stadiumit kombëtar nuk ka afat kohor që të ndërtohet para 2030.

Sipas tij, do t’i takojë Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare të vendosë nëse ky stadium është shumë i nevojshëm për këtë fazë krahasuar me ngritjen e përgjithshme të infrastrukturës së futbollist në vend duke shtuar se e gjithë kjo duhet të bëhet në koordinim të plotë me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.

Anëtari i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Florian Miftari, theksoi se ky institucion ka dërguar një letër në Kushtetuese përmes së cilës është kërkuar që sa më shpejt të merret një vendim që të fillohen punët me kapacitet të plotë, në mënyrë që në Lojërat Mesdhetare të dëshmohet si vend që ka kapacitete për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive.

Miftari tutje shtoi se në aspektin sportiv Kosova në këto lojëra synon si në sporte individuale ashtu edhe grupore të arrijë suksese duke synuar medalje elitare, raporton KosovaPress.

Në këtë panel u diskutua edhe për nevojën që Kosova ka për të pasur akademi olimpike, trajner të përgatitur nga Fakulteti i Edukimi Fizik dhe të Sporteve në mënyrë që talentët dhe në përgjithësi e ardhmja e sportit të jetë e ndërtuar në një bazë të shëndoshë, jo vetëm fizike, por edhe akademike.

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë