RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Sport

Çeku: Çështja e boksierëve mund të diskutohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi

Pengesa që Serbia i ka bërë ekipit kosovar të boksit për të hyrë në territorin e saj dhe për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në këtë vend ka shqetësuar edhe Qeverinë e

nga Miranda Beqaj25 tetor 202125 tetor 2021

Pengesa që Serbia i ka bërë ekipit kosovar të boksit për të hyrë në territorin e saj dhe për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në këtë vend ka shqetësuar edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kjo çështje pritet të diskutohet edhe në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili në një konferencë për media tha se Qeveria e Kosovës e dënon ashpër këtë qasje të Serbisë për shkak se Kosova është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit dhe se nuk mund të pengohet nga askush në aktivitete sportive
”Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin për ndalimin e pjesëmarrjes së boksierëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit. Boksierët tanë tashmë kanë treguar talentin e tyre në arenën sportive ndërkombëtare. Tash e disa vite Kosova është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit e për më tepër edhe në Komitetin Olimpik ndërkombëtar…Vendimi për mohimin e së drejtës së sportistëve tanë për ta përfaqësuar shtetin e tyre në Kampionatin Botëror është shkelje e të gjitha kartave dhe rregullave ndërkombëtare të sportit”, ka thënë Çeku.
Çeku më tutje ka shtuar se përkundër se kanë kërkuar veprime konkrete, nuk ka ardhur asnjë reagim nga Bashkimi Evropian dhe se ky është një rast për t’u habitur.
”Ne konsiderojmë që ky veprim i organizatorit të kampionatit botëror të boksit në Beograd është vendim i marr me direktivat e Qeverisë së Serbisë…Për këtë kemi kërkuar reagim edhe nga ambasadat e shteteve në Kosovë që me autoritetin e tyre të ndërhyjnë në këtë vendim dhe t’iu mundësohet boksierëve tanë pjesëmarrja në kampionatin botëror… Ne kemi kërkuar reagim edhe nga Bashkimi Evropian i cili në rastet e tjera në të kaluarën është treguar shumë i kujdesshëm për të reaguar por për çudi deri tani nga Bashkimi Evropian nuk e kemi as edhe një reagim për një rast të pastër të shkeljes të së drejtave bazike të sportistëve tanë”, ka theksuar tutje Çeku.
I pari i MKRS-së ka theksuar gjithashtu se Kosova do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta realizuar të drejtën e saj dhe se janë duke e parë mundësinë që kjo situatë të diskutohet edhe në nivel të dy shteteve në procesin e dialogut.
Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka rrëfen fjalët që iu thanë ekipit kosovar në kufi nga ana e policisë serbe, ku sipas tij arsyeja kryesore që nuk iu lejuan të kalojnë në shtetin fqinj ishin simbolet shtetërore dhe logot e Federatës së Boksit.
”Ditën e parë kur e kemi pasur në program të udhëtojmë për Serbi në orën 04:30 të mëngjesit jemi ndaluar nga policia serbe dhe na është kontrolluar bagazhi komplet dhe na është thënë që ju më këtë stemë të Kosovës, me logo të Federatës së Boksit nuk mund të hyni në Serbi. Unë i drejtohemi shefit të policisë se ne shkojmë në Kampionatin Botëror ku jemi të barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse në këtë manifestim botëror dhe ne duhet të shkojmë vetëm me flamur të Kosovës, të marrim pjesë me himn të Kosovës dhe emblemë të Republikës së Kosovës, atëherë nuk na u lejua dhe ne u kthyem prapa”, ka thënë Demolli.
Ndryshe, në Kampionatin Botëror të Boksit që filloi dje në Beograd po marrin pjesë 104 shtete të botës, ndërsa Kosova duhej të ishte shteti i 105-të.

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
LAJMI TJETËR →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Lexo edhe

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

18 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

32 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

45 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

5 orë më parë