
Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentë, keqpërdorim elektoral i parasë publike
Për ndarjen e 100 eurove për studentë, tri ditë para procesit të balotazhit së zgjedhjeve lokale, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se është keqpërdorimi i parasë publike si instrument elektoral. Përmes
Për ndarjen e 100 eurove për studentë, tri ditë para procesit të balotazhit së zgjedhjeve lokale, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se është keqpërdorimi i parasë publike si instrument elektoral.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Cakolli thotë nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë më 15 shtator, atëherë kur edhe ka nisur viti akademik.
“Ndarja e 100 eurove për studentë pesë ditë para zgjedhjeve lokale, dhe ekzekutimi i këtyre mjeteve sot, tri ditë para balotazhit – është vijimësi e skemës së keqpërdorimit të parasë publike si instrument elektoral. Tek e fundit, viti akademik ka filluar më 15 shtator, gati dy muaj më parë. Nëse qëllimi do të ishte mbështetja e studentëve, ajo ndihmë do të ishte dhënë atëherë, jo tani. Edhe pse, për një qeveri në detyrë, s’do të ishte e ligjshme as atëherë. E ajo që e bën situatën edhe më problematike është normalizimi i shkeljeve të ligjit, nën arsyetimin se “është në të mirë të qytetarëve ”. Kur shkeljet ligjore kalojnë pa reagim, ato shndërrohen në praktikë – dhe pastaj mbase nuk reagon më askush”, ka shkruar Cakolli./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






