RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Bujar Osmani kandidat i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut
🗺️ Rajoni

Bujar Osmani kandidat i BDI-së për president në Maqedoninë e Veriut

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij para publikut tha se BDI në këto zgjedhje do të kushtëzojë me ndryshime kushtetuese, ku përveç futjes së bullgarëve në Kushte

nga Venera Grabanica22 shkurt 202422 shkurt 2024

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në fjalimin e tij para publikut tha se BDI në këto zgjedhje do të kushtëzojë me ndryshime kushtetuese, ku përveç futjes së bullgarëve në Kushtetutë, do të kërkohet që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend, e jo përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Ahmeti thotë se BDI është e gatshme të kalojë në opozitë, nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.

“Prandaj dhe në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të  qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me ne në kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend dhe përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Kushtetutë si dhe ti themi jo Rusisë, e po Europës, Para jush, po bëj zotimin e njëmendtë, qe ne nuk do të jemi pjesë e asnjë qeverie e cila nuk e ndryshon Kushtetutën dhe do të dalim në opozitë për ti luftuar dhe mposhtur këto kërcënime ekzistenciale për vendin tonë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se Bujar Osmani do të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet presidenciale.

“Bujari ka dëshmuar vetën në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Me Bujarin po e nisim betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim presidentin në Kuvend me shumicë të 2/3 dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për president konsensual”, theksoi Ahmeti./TV21

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
LAJMI TJETËR →
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

Lexo edhe

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

34 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

34 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

34 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

34 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 orë më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 orë më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

3 orë më parë