Britania do të vazhdojë ndihmën për Kosovën në reformat ekonomike
Shala takohet me O’Connell Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, deklaroi sot se Britania e Madhe ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështe
Shala takohet me O’Connell
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, deklaroi sot se Britania e Madhe ka rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës drejt reformave ekonomike, duke shtuar se mbështetja e këtij shteti është shumë e nevojshme.
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi sot me ambasadorin britanik në Prishtinë Ruairi O’Connell, të cilin e njoftoi për punën e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, dikasteret që mbulon dhe punën që është duke u bërë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor.
Ministri Shala shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Britanisë, në veçanti në fushën e investimeve.
Ndërsa ambasadori O’Connell shprehu gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në reformat e vazhdueshme në fushën ekonomike, dhe po ashtu për të ofruar ekspertizë për të luftuar korrupsionin dhe fenomene negative të tjera në fusha të ndryshme.

Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





