
Borussia Dortmundi publikon listën e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve po afron. Real Madridi dhe Borussia Dortmundi do të përballen për trofeun më prestigjioz evropian. Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “We
Finalja e Ligës së Kampionëve po afron. Real Madridi dhe Borussia Dortmundi do të përballen për trofeun më prestigjioz evropian.
Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Para finales së nesërme, Borussia Dortmundi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar që mund të përfshihen në ndeshjen kundër Real Madridit.
Treshja e portierëve përbëhet nga Kobel, Meyer e Lotka, ndërsa në repartin e mbrojtjes janë grumbulluar Schlotterbeck, Hummels, Wolf, Maatsen, Sule dhe Ryerson.
Në mesfushë janë Ozcan, Nmecha, Brandt, Reus, Sabitzer, Can dhe Watjen, kurse sulmi përbëhet nga Haller, Sancho, Fullkrug, Moukoko, Malen, Adeyemi, Bynoe-Gittens.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





