RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin të takohen së shpejti në Bruksel
🇽🇰 Kosova

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin të takohen së shpejti në Bruksel

Në konkluzionet që pritet të miratohen në samitin e BE-së që zhvillon punimet në Bruksel theksohet nevoja urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesi i lartë

nga B G10 shkurt 202310 shkurt 2023

Në konkluzionet që pritet të miratohen në samitin e BE-së që zhvillon punimet në Bruksel theksohet nevoja urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell ka ftuar në Bruksel të dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Synimi: nxitja e progresit të dialogut Kosovë-Serbi. Menjëherë pas ftesës së Borrell, Kurti dhe Vuçiq shkëmbyen replika në distancë duke e vështirësuar kështu mundësinë që së shpejti të kenë takim.
Kreu i politikës së jashtme të BE-së, Borrell ka bërë të ditur, se do t’i njoftojë liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së për ecurinë e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe zhvillimet e kohëve të fundit. “Propozimi është në tavolinë. I kam ftuar dy liderët që të vijnë në Bruksel së shpejti, brenda disa javësh, në mënyrë që përfundimisht ta shtyjmë përpara këtë propozim. Kemi kaluar prej një krize në tjetrën. Tani ka ardhur koha për de-eskalim dhe për punë konstruktive”, tha Borrell në fillim të punimeve të samitit të BE-së që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel. Shefi i diplomacisë evropiane tha se do të kërkojë nga liderët e vendeve anëtare që të japin një mbështetje të fuqishme në mënyrë që të evitohet përshkallëzimi, dhe t’u kërkojnë që të punojnë seriozisht për këtë propozimin e BE-së për marrëveshje finale. Sipas tij, “kjo është rruga e vetme për të zgjidhur problemet dhe normalizuar raportet mes Kosovës dhe Serbisë”.
Kurti i kujton Serbisë komunat e drejtuara nga joserbë në vend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së enjtes publikoi një foto me komunat serbe në Serbi që udhëhiqen nga kryetarë joserbe dhe pyeti se “pse Serbia nuk ua mundëson Asociacionin një-etnik atyre, ndërsa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë”. Sipas Kurtit, Asociacion një-etnik në Serbi do të mund të formoheshin nga hungarezët, boshnjakët, shqiptarët e bullgarët.
“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainasit, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët. 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shkroi Kurti.
Reagimi i Vuçiqit
Pyetja e ngritur nga Kurti nervozoi Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “kryeministri kosovar nuk ka çfarë të diskutojë për shtetin serb, pasi nuk është e njëjta gjë”. “Kurti dëshiron të identifikojë statusin shtetëror-juridik të Serbisë dhe të asaj që ai e quan Republikë të Kosovës, por ne jemi duke biseduar pikërisht pasi nuk është e njëjta gjë. Ai nuk ka çfarë të diskutojë për Serbinë qendrore, ne kemi një temë që po diskutojmë dhe kjo është e vetmja temë në tavolinë. Por, kur dikush mendon se ka të drejtë të bëhet arrogant, sepse ka shefat e mëdhenj dhe të fuqishëm. Këto nuk ndezin tek unë dhe me asnjë tjetër që është serioz në punën e vet”, tha Vuçiq.
Presidenti serb ka paralajmëruar se nuk do të shkojë në Bruksel nëse Prishtina zyrtare nuk e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. “Duhet të ma tregojnë kuptimin e atij takimi me kryeministrin e Kosovës në Bruksel. Nëse mendoni të më ftoni në Bruksel për të më bindur të them që Asociacioni mund bëhet njëkohësisht me diçka tjetër, apo pas diçkaje tjetër, mos më thirrni”, ju përgjigj shkurt Vuçiq ftesës së Borrell.
BE kërkon progres në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
Në konkluzionet që pritet të miratohen në samitin e BE-së që zhvillon punimet në Bruksel theksohet se “Këshilli Evropian, në dritën e zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, nënvizon nevojën urgjente për progres në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë”, theksohet në draftin e deklaratës përfundimtare. “Këshilli i BE-së mirëpret propozimin Evropian për të vendosur raportet mes dy palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një rast historik i cili duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët me qëllim të realizimit të perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në propozimin e tekstit. Në të njëjtin tekst liderët e vendeve anëtare të BE-së përsërisin edhe thirrjen për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Këshilli Evropian u bën thirrje të dyja palëve që të implementojnë në tërësi dhe pa kushte, obligimet të cilat i kanë pranuar në kuadër të dialogut, përfshirë edhe marrëveshjet nga vitet 2013 dhe 2015 për të krijuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në draft. Një Propozim i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi tashmë ju është dorëzuar dy liderëve Vuçiq dhe Kurti.
Kryeministri i Kosovës gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, tha se “propozimi i Bashkimit Evropian që njihet si plani franko-gjerman, nuk është marrëveshje finale, por është një kornizë apo një marrëveshje bazike, jo përfundimtare”. “Kjo marrëveshje, e cila është e vërtetë se ka paragrafë e fjali të tëra që merren nga modeli i dy Gjermanive, sërish është veçse një marrëveshje bazë, jo marrëveshje ligjërisht e obligueshme, ndërkombëtarisht obliguese çfarë na nevojitet neve”, tha kryeministri Kurti para deputetëve duke mos shpalosur detaje. Partitë politike opozitare kritikuan kryeministrin Kurti për mostransparencë lidhur propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Kurti tha tre ditë më parë se e pranon propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe e konsideroi atë “një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”./DW

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë