Blinken shprehu ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Antony Blinken, sot shprehu ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për shkak të humbjes së jetëve të shumë qytetarëve në aksidentin e autobus
Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Antony Blinken, sot shprehu ngushëllime për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë për shkak të humbjes së jetëve të shumë qytetarëve në aksidentin e autobusit në afërsi të Sofjes dhe zjarrit në shtëpinë për personat e moshuar në Bullgari.
“Departamenti Amerikan i Shtetit dhe populli amerikan shpreh ngushëllime të thella për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për shkak të humbjes tragjike të jetëve në aksidentin e sotshëm të autobusëve dhe zjarrin e djeshëm në shtëpinë për personat e moshuar. Zemrat tona janë të pikëlluar, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë”, shkroi Blinken në Twitter./TV21

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






