RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Blinken i shprehu Ramës mirënjohje për strehimin e 2 mijë afganëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vijim të vizitës në ShBA, sot bu takua në Departamentin e Shtetit, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, AntonyaBlinken. Sekretari Blinken i uroi mirëseardhjen Kry

nga Egzona Mehmeti15 shkurt 202215 shkurt 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në vijim të vizitës në ShBA, sot bu takua në Departamentin e Shtetit, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, AntonyaBlinken.
Sekretari Blinken i uroi mirëseardhjen Kryeministrit Rama dhe shprehu kënaqësinë për anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB për periudhën 2022-2023. Ai vlerësoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë ndër vite, në organizma të shumta të Kombeve të Bashkuara, në të mirë të paqes dhe mirëkuptimit mes vendeve.
Në mënyrë të veçantë, Sekretari Amerikan i Shtetit vlerësoi gatishmërinë e Kryeministrit Rama dhe të qeverisë shqiptare për të ofruar strehë dhe mikëpritje për refugjatët afganë, në Shqipëri.
“Më duhet t’ju them Kryeministër atë që më ka mbetur mbresë e do të mbetet për një kohë të gjatë, fakti që, në fillim të verës, pasi shpallëm se do të largoheshim nga Afganistani dhe do t’i jepnim fund luftës atje, ju ishit i pari që u ofruat të prisnit  refugjatët, të shpëtuarit afganë dhe kjo është saktësisht ajo që bëtë. Ky është një nderim i madh për ju dhe për bujarinë e Shqipërisë, që iu ofruat një strehë të sigurt mbi 2 000 afganëve. Ju jam mirënjohës për këtë, por edhe për punën që bëni çdo ditë në Europë për sigurinë dhe forcimin e lidhjeve të ngushta, sidomos përmes NATO-s dhe, po ashtu, siç e thash, në Këshillin e Sigurimit, ku kemi shumë çështje sfiduese për të cilat duhet të punojmë së bashku.” – u shpreh Sekretari Blinken.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama e falenderoi Sekretarin Amerikan Blinken dhe shprehu kënaqësinë për takimin e zhvilluar në nisje të vitit, që shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
“Ne e vlerësojmë këtë miqësi, këtë marrëdhënie si gjënë më të vyer. Jemi shumë krenarë të gjendemi krah jush dhe të ndihmojmë sa të mundemi, për të kthyer atë çka ju keni bërë për ne gjatë këtyre viteve, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Kështu, jemi shumë krenarë që jemi aleatët tuaj dhe do të bëjmë maksimumin për ta merituar këtë miqësi të veçantë.” – u shpreh kryeministri Rama gjatë takimit.
Kryeministri Rama dhe Sekretari Blinken vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve të konkretizuara në një sërë marrëveshjesh partneriteti me interes të ndërsjellë dhe theksuan angazhimin e përbashkët për thellimin e tyre të mëtejshëm. Sekretari Blinken u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e suksesshëm mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme.
Rama më herët mbajti një fjalë në pritjen e organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e OKB-së.
Ai u shpreh se anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit shënon një tjetër gur themelor në rrugën drejt transformimit në përmbushjen e aspiratave si komb./Oranews

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë