RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Biden zbuloi paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka zbuluar paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh për ekonominë amerikane përpara se ai të marrë detyrën javën e ardh

nga Egzona Mehmeti15 janar 202115 janar 2021

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka zbuluar paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh për ekonominë amerikane përpara se ai të marrë detyrën javën e ardhshme. Nëse kjo paketë miratohet nga Kongresi do të përfshijë 1 trilion për familjet me pagesa direkte prej 1400 dollarësh për të gjithë amerikanët.

Propozimi për ndihmë përfshin 415 miliardë dollarë për të luftuar virusin dhe 440 miliardë dollarë për bizneset e vogla .

Biden ka premtuar të mundë pandeminë, Covid-19, si shkak i infektimit të së cilës kanë vdekur më shumë se 385.000 amerikanë.

Gjatë fushatës që ka bërë vitin e kaluar ai është zotuar të bënte një punë më të mirë për të trajtuar virusin sesa Presidenti në ikje, Donald Trump.

Gjatë një fjalimi ditën e premte Biden ka deklaruar: ”Ne kemi përpara një krizë të vuajtjeve njerëzore dhe nuk ka kohë për të humbur“.

“Shëndeti i kombit është në rrezik. Ne duhet të veprojmë dhe duhet ta bëjmë tani. Do të ketë pengesa, por unë do të jem gjithmonë i sinqertë më ju, si për përparimin që po bëjmë ashtu dhe për pengesat që ne hasim”, ka shtuar ai.

Biden dëshiron që 20 miliard dollarë të shkojnë për vaksinimin e amerikanëve, përfshirë ngritjen e qendrave të vaksinimit masiv dhe dërgimin e njësive të lëvizshme në qendrat e largëta.

“Përhapja e vaksinave në SHBA ka qenë një dështim i tmerrshëm deri tani”, ka deklaruar  Biden.

Administrata e tij synon në vaksinojë 100 milion persona në 100 ditë. Plani i tij gjithashtu kërkon 50 miliardë për të zgjeruar testimin e virusit dhe 130 miliardë dollarë për të ndihmuar shkollat të rihapen deri në pranverë.

Plani do të mundësojë punësimin e 100.000 punonjësve të shëndetit publik.

Është e paqartë se sa shpejt do të procedojë Senati, ose nëse do të votojë për të dënuar Trump, por drama pritet të provojë një tërheqje nga axhenda e Bidenit.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

1 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

2 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë