
BE: Të Shmangen veprimet që pengojnë dialogun
Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve vetëm përmes dialogut në Bruksel. Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Vuçiq për Kosovën, në
Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve vetëm përmes dialogut në Bruksel.
Duke komentuar deklaratat e presidentit serb Vuçiq për Kosovën, në një përgjigje për RTV21, BE tha ato dhe veprimet që nuk i shërbejnë normalizimit të marrëdhënieve duhet të shmangen.
“Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është parakusht që secila palë të përparojë në rrugën e saj evropiane. Vetëm përmes dialogut mund të arrihet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Deklaratat dhe veprimet që nuk i shërbejnë këtij objektivi duhet të shmangen. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë fund-javës ka shfrytëzuar ceremoninë e promovimit të oficerëve të rinj të Ushtrisë Serbe për të përsëritur pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe për të dërguar mesazhe kërcënuese, duke deklaruar se “Kosova është e jona” dhe se Serbia po armatoset me “armët më të mira” për t’iu përgjigjur zhvillimeve në rajon”./RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






