RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
​BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
🌍 Bota

​BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot paketën e 17-të të masave ekonomike dhe individuale kufizuese ndaj Rusisë, njoftoi Këshilli në faqen e tyre zyrtare. Këto masa synojnë të privojnë Rusinë nga

nga B G20 maj 202520 maj 2025

Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi sot paketën e 17-të të masave ekonomike dhe individuale kufizuese ndaj Rusisë, njoftoi Këshilli në faqen e tyre zyrtare. Këto masa synojnë të privojnë Rusinë nga qasjet në teknologjinë kyçe ushtarake dhe të kufizojnë të ardhurat nga energjia që financojnë agresionin e saj ndaj Ukrainës. Për këtë qëllim, janë targetuar fuqishëm “flotat e errëta” të tankerëve të naftës të Rusisë, operatorët e tyre, si dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës rus, Surgutneftegas, raporton KosovaPress.

Paketa e 17-të është pjesë e një seti më të gjerë masash të Bashkimit Evropian, të cilat gjithashtu adresojnë aktivitetet hibride të Rusisë, shkeljet e të drejtave të njeriut në vend dhe përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave nga forcat ruse në Ukrainë, në kuadër të tri regjimeve të tjera sanksionesh.

“Ky raund i sanksioneve është ndër më të gjerët që nga fillimi i luftës, duke përfshirë masa të reja lidhur me aktivitetet hibride, të drejtat e njeriut dhe armët kimike. Pjesë e kësaj pakete janë gjithashtu Surgutneftegas – prodhues i madh i naftës rus – dhe pothuajse 200 anije që operojnë në flotën e errët të Rusisë. Ndërkohë që Presidenti Putin deklaron pretendime për paqe, sanksione të tjera janë në proces”, thuhet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.

“Ata që mundësojnë veprimet e Rusisë do të përballen me pasoja të rënda. Përgjigja ndaj Rusisë do të bëhet më e fortë sa më gjatë të vazhdojë lufta e saj e paligjshme dhe brutale”, theksoi ajo.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

20 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë