RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
BE fton Kosovën që të mos i mbyllë qendrat serbe që ofrojë shërbime sociale
🇽🇰 Kosova

BE fton Kosovën që të mos i mbyllë qendrat serbe që ofrojë shërbime sociale

Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë shërbime sociale, duhet të zgjidhet në dialogun që e lehtëson blloku, duke i bërë thirrje Prishtinës që të mos i

nga Venera Grabanica21 shkurt 202521 shkurt 2025

Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë shërbime sociale, duhet të zgjidhet në dialogun që e lehtëson blloku, duke i bërë thirrje Prishtinës që të mos i mbyllë këto struktura.

Kështu tha një zëdhënës i Komisionit Evropian kur u pyet lidhur me mbylljen e katër objekteve të Qendrës për punë sociale në Mitrovicë të Veriut, që funksiononin sipas sistemit serb, nga Policia e Kosovës më 21 shkurt.

Autoritetet kosovare thanë se në objektet e mbyllura ishin kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

BE-ja tha se është në dijeni për operacionin e zhvilluar nga Policia e Kosovës dhe misioni i saj për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, po e monitoron situatën dhe Brukseli po pret “detaje të tjera për të përcaktuar faktet”.

“Siç kemi thënë në të kaluarën, statusi i këtyre strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. As institucionet e shëndetësisë dhe edukimit të mbështetura nga Serbia, e as strukturat e tjera të mbështetura nga Serbia që ofrojnë shërbime bazike sociale nuk duhet të mbyllen”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të KE-së.
BE-ja përsëriti qëndrimin e dhënë edhe kur ishin mbyllur institucione të tjera të Serbisë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, se mbyllja e tyre pa ndonjë alternativë të dakorduar paraprakisht ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në mënyrë direkte pengon përpjekjet për normalizim të raporteve.

“Këto çështje duhet të adresohen mes palëve. Përfaqësuesi i posaçëm Sorensen është i gatshëm të lehtësojë diskutimet”, u tha nga Komisioni Evropian.

Policia e Kosovës tha përmes një njoftimi mëngjesin e 21 shkurtit se po kryente kontrolle të objekteve të Qendrës për punë sociale edhe në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan, pasi dyshohej se aty ishin kryer veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor, përkatësisht për “falsifikim të dokumenteve”.

Sipas njoftimit, Policia tha se ka kërkuar leje nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë për t’i kontrolluar objektet e Qendrave për punë sociale pasi katër punonjës të kësaj qendre në Zubin Potok ishin arrestuar më 8 shkurt për “shkelje të vullnetit të votuesve”.

Këta zyrtarë të “institucioneve paralele dhe ilegale”, tha Policia, dyshohet se i kanë telefonuar qytetarët dhe i kanë kërcënuar, apo u kanë treguar se si të votojnë, duke i kushtëzuar me pagesën e ndihmës sociale.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më së shumti vota. Ndërkaq, nga komuniteti serb, Lista Serbe, që mbështetet nga Beogradi, ka marrë më së shumti vota.

Lidhur me aksionin policor të 21 shkurtit ka reaguar Lista Serbe dhe zyrtarë në Beograd. Lista Serbe pretendoi se kryeministri Kurti “po i shfrytëzon ditët e fundit për të sulmuar edhe një herë gjithçka serbe”.

Ndërkaq, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, e cilësoi aksionin si “veprim përshkallëzues”, me të cilin, sipas tij, Kurti “ka goditur drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara të serbëve” në Kosovë.

Petkoviq pretendoi se janë 9.000 përfitues të ndihmës sociale , shtesave për fëmijë dhe ndihmë tjetër që kanë marrë shërbime në këto objekte.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dhe shefja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau, kanë thënë se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Edhe në të kaluarën, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur institucione të ndryshme që funksionojnë në kuadër të sistemit serb, duke argumentuar se puna e tyre është e paligjshme.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

10 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

12 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

16 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë