
Bashkëshortja e Rexhep Selimit i bashkohet protestës së motoristëve
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësith bashkëshortja e Rexhep Selimit, u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-k
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësith bashkëshortja e Rexhep Selimit, u është bashkangjitur motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe Evropa për në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Selimi ka shënuar në profilin e saj se “jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa, dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkruan me krenari për UÇK-në”.
“Jehona e motoristëve shqiptarë nga e gjithë Evropa dëgjohet fuqishëm në rrugët që i përshkuan me krenari për UÇK”, ka thënë Selimi.
Deputetja e LVV-së, Shqipe Selimi gjithashtu ka publikuar edhe disa foto ku shihet mes motoristëve duke marshuar.
Përndryshe, ish nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj ka publikuar në rrjete sociale një shkrim ku ka thënë se sot në Den Hag Sheveningen “do të jetë një ditë e veçantë dhe e zhurmshme”.
Në profilin e tij zyrtarë, Haradinaj kishte treguar se motoristët të cilët u nisën nga Prekazi për në Hagë për të marshuar për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, kishin mbërritur afër Hagës.
Haradinaj tutje ka thënë se zhurma e motorëve do të dëgjohet edhe në qelit e çlirimtarëve.
“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë…! Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme”… Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej…!”, ka thënë Haradinaj.
Ish-krerët e UÇK-së ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






