RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
​Basha në Këshillin e Evropës: Kosova e pavarur është realiteti pakthyeshëm
🗺️ Rajoni

​Basha në Këshillin e Evropës: Kosova e pavarur është realiteti pakthyeshëm

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputeti shqiptar Lulëzim Basha tha se pavarësia e Kosovës është realitet i i

nga B.K25 janar 202325 janar 2023

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, deputeti shqiptar Lulëzim Basha tha se pavarësia e Kosovës është realitet i i pakthyeshëm që duhet të pranohet sa më parë nga të gjithë, përfshirë Serbinë.
Ai tha se pranimi i këtij realiteti ndikon për një të ardhme të mirë për gjithë rajonin.
“Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Evropës, sa më shpejt të pranohet ky realitet nga të gjithë, përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë para së gjithash për qytetarët e Kosovës, si për serbët e Kosovës ashtu edhe për shqiptarët, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë, duke na lejuar të përqendrojmë përpjekjet dhe vizionin tonë për të siguruar një jetë më të mirë për të rinjtë tanë në vendet tona”.
Ai tha se nëse përfaqësuesit e Serbisë janë të shqetësuar për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë atëherë duhet të mirëpresin Kosovën si anëtare e Këshillit të Evropës.
“Fatkeqësisht, siç tregojnë ngjarjet e fundit edhe sot disa ende mendojnë se retorika nacionaliste do t’i ndihmojë të mbajnë pushtetin e përjetshëm, të tjerë e kanë të vështirë të ndahen nga një e kaluar e përgjakshme. Megjithatë, këto dilema nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e rajonit, nuk duhet të mbajnë peng të ardhmen evropiane të Serbisë. Nëse përfaqësuesit e Serbisë sot këtu janë të shqetësuar për të drejtat e minoritetit serb të Kosovës, atëherë le t’i bashkojmë përpjekjet së bashku dhe ta mirëpresim Kosovën si anëtare të Këshillit të Evropës, duke lejuar mbrojtjen e plotë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave që ofron ky institucion i nderuar për të gjithë këta anëtarë”, tha ai.
Ai tha se 15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, dhe një vit pas agresionit të Rusisë në Ukrainë është koha për të vënë paqen dhe stabilitetin.
Sipas tij, ajo që po ndodh sot në Ukrainë është një kambanë për secilin për të parë përtej interesave të sotme, një Ballkan perëndimor në NATO dhe në BE.

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
LAJMI TJETËR →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

53 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

53 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë