RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Bajqinovci: Formimi i Qeverisë nuk është problem, zgjedhja e presidentit është faza e tretë
🇽🇰 Kosova

Bajqinovci: Formimi i Qeverisë nuk është problem, zgjedhja e presidentit është faza e tretë

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një përgjigje për RTV21, tha se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për të nisur pa vonesa formimin e institucioneve, Kuvend

nga Venera Grabanica8 janar 20268 janar 2026

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Mefail Bajqinovci, në një përgjigje për RTV21, tha se janë në pritje të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për të nisur pa vonesa formimin e institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas tij, votat për formimin e Qeverisë nuk do të jenë problem për shkak të rezultatit që ka fituar LVV-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Po presim certifikimin e rezultateve, po shpresoj se nuk do të ketë shumë ankesa dhe të fillojmë menjëherë me themelimin e institucioneve. Hapi i parë është themelimi i Kuvendit dhe trupave të Kuvendit. Pastaj, menjëherë, të formohet Qeveria e re në krye me kryeministrin Kurti dhe të vazhdojmë punën, sepse na presin shumë punë, duke e ditur se buxheti duhet të votohet, pasi rreth 85 mijë shërbyes në institucionet e Kosovës do të mbesnin pa paga. Nuk besoj se do të ketë problem sa i përket votimit të Qeverisë dhe besoj se gjithçka do të ecë mbarë.”, tha Bajqinovci.

Ndërsa, për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti Bajqinovci nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do ta përkrahin apo jo Vjosa Osmanin edhe për një mandat të dytë. Ai tha se është ende herët për të folur për këtë çështje. Sipas tij, e rëndësishme është që të themelohen institucionet e reja.

“Kjo është faza e tretë. Faza e parë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i Qeverisë Kurti 3. Faza e tretë do të jetë në muajin mars ose prill dhe do të ketë të bëjë me çështjen e presidentit. Deri në atë fazë nuk mund të them asgjë, sepse është hipotetike të jap ndonjë deklaratë kur nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat. E rëndësishme është themelimi i institucioneve’’, tha Bajqinovci për RTV21./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

7 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

9 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

13 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë