RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Babadimrat” vrapojnë, do të ndihmojnë afro 500 familje për fundivit

Familjet do t’i përzgjedh Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 750 persona të veshur si babadimra vrapuan përgjatë minimaratonës “Vrapo Babadimër”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen afro 500

nga Kaltrina Berila16 dhjetor 201816 dhjetor 2018

Familjet do t’i përzgjedh Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

750 persona të veshur si babadimra vrapuan përgjatë minimaratonës “Vrapo Babadimër”, si rezultat i së cilës do të ndihmohen afro 500 familje në nevojë.

Paratë e mbledhura nga shitja e kostumeve do të shkojnë për të blerë pako ushqimore dhe gjësende festive, për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë gjatë festive të fundvitit.

Organizatori i këtij aktiviteti, Jusuf Islami, tha se synimi i tyre ishte që sivjet të bëheshin 1000 babadimra. Ani pse nuk e arritën numrin, Islami thotë se janë të kënaqur, sepse në krahasim me edicionin e parë, sivjet do të ndihmohen 440 familje më shumë.

“Familjet do t’i përzgjedh Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku në prag të festive të fundvitit do t’ia shpërndajmë pakot ushqimore dhe gjana festive që sadopak edhe ata të presin vitin e ri pak më të begatshëm. Kjo është edhe ideja e kampanjës, duke e blerë kostumin, përveç që vjen e kënaqesh, familjet edhe ndihmohen, Këtë ditë ishte edhe maratona në Luksemburg, është mbajtur në shumë vende të botës e një prej tyre është edhe Kosova”, ka thënë Islami.

Këtë vit, edicioni “Vrapo babadimër” u përkrah edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Kujtim Gashi tha se një nga arsyet që kanë mbështetur këtë projekt, është pjesëmarrja e personave me nevoja të veçanta, për të cilët premtoi përkrahje të mëtutjeshme.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për herë të parë e mbështet këtë projekt duke e pasur parasysh qëllimin e këtij projekti i cili ka për karakter humanitetin, natyrisht duke pasur parasysh gjithmonë edhe pjesëmarrjen me fëmijë me sindromën Doën, me nevoja të veçanta, kjo ka qenë arsyeja pse ne si ministri kemi vendosur ta mbështesim këtë projekt dhe besoj që do të jetë tradicional dhe në vazhdimësi do t’i mbështesim projektet që kanë për qëllim mbështetjen për personat me nevoja të veçanta”, ka thënë Gashi.

I pranishëm në maratonë ishte edhe ambasadori britanez Ruairi O’Connell.

Pas përfundimit të mini maratonës, u shpërblyen fituesit nga fëmijët dhe të rriturit. E në mesin e pjesëmarrësve pati edhe fëmijë me nevoja të veçanta.

Po ashtu, u ndanë certifikata edhe për kompanitë dhe institucionet që përkrahën maratonën.

Duke iu bashkangjitur këtij aktiviteti, Kosova bën pjesë në 60 vende të botës në të cilat mbahet kjo minimartonë me karakter bamirësie.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

7 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

60 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë