RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Arrestohet sigurimi i kryeministrit Mickoski, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar
🗺️ Rajoni

Arrestohet sigurimi i kryeministrit Mickoski, dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar

Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “na*rko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski. Paraburgim prej 30 ditëve i është shqiptuar truprojës së kryeministrit, Hr

nga Gentrita Xhemajli1 prill 20251 prill 2025

Dyshohet se u ka shitur “sekrete shtetërore” për 50.000€ “na*rko-klaneve”, paraburgim për sigurimin e kryeministrit Mickoski.

Paraburgim prej 30 ditëve i është shqiptuar truprojës së kryeministrit, Hristijan Mickoski. Bëhet fjalë për një qytetar nga Velesi, nga Drejtoria e gjashtë e MPB-së. Nga Prokuroria thonë se sekretet zyrtare nuk u janë dhënë narko bosëve nga klani i Gërçecit siç shkruajnë një pjesë e mediave. Truproja u kap në aksionin e policisë në parking para një hoteli në Veles, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar më shumë pajisje dhe dokumente zyrtare, të cilat nuk është dashur fare t’i posedojë.

“I dyshuari për përfitim, ndërsa me qëllim që të publikohen në rrjetet sociale, ka mundësuar që dokumentet zyrtare që paraqesin sekret zyrtar të jenë të qasshme, me qëllim që të përfitojë 50.000 euro nga personi për të cilin kanë qenë dokumentet”, thotë Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar.

Nga Qeveria theksojnë se hetimi është në vijim dhe siguria e Mickoskit nuk është e cenuar. Opozita kërkon që hulumtimi të zgjerohet.

“MPB tha se anëtarë i sigurisë së kryeministrit Mickoski është arrestuar pikërisht për shpalosjen e informacioneve sekrete edhe atë grupit të Gërçecit, por atë që nuk e thotë MPB-ja, që mbetet si mister, është se anëtari i sigurisë, që e ka përzgjedhur personalisht Mickoski, nuk ka fare qasje deri te informacionet sekrete. Kush ia ka dorëzuar ato informacione?”, deklaroi Kuzeska.

Nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se është hipokrite që LSDM të reagojë nëse arrestohen ato që sillen në mënyrë të papërgjegjshme në shërbim.

“Në vend që ta përshëndesin aksionin e MPB-së dhe të mësojnë se si shteti patjetër të fitojnë ata që e keqpërdorin, LSD është si fëmijë të cilit asgjë nuk mund t’ia qëllosh, vetëm reagojnë sa për të thënë diçka”, tha Manasievski.

Përndryshe për veprën “shpalosje e sekretit zyrtar” Kodi Penal parasheh dënim me burg prej 1 deri në 20 vjet.

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

12 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë