Arrestohet shtetasi serb që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Një shtetas serb, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë. Policia e Shtetit sot informoi se i arrestuari është Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues
Një shtetas serb, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë.
Policia e Shtetit sot informoi se i arrestuari është Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.”, informoi Policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e shtetasit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






