
Arrestohet shoferi i BMW-së së famshme, kishte 225 gjoba
Shoferi i BMW-së së gjelbër të famshme në kryeqytet është arrestuar të enjten. 34-vjeçari me inicialet R.H., ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik në fshatin Lebanë, gjë që Policia thekson se ësh
Shoferi i BMW-së së gjelbër të famshme në kryeqytet është arrestuar të enjten.
34-vjeçari me inicialet R.H., ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik në fshatin Lebanë, gjë që Policia thekson se është vërejtur nga video-incizimi që ka qarkulluar në rrjetet sociale të mërkurën.
Nga të dhënat e nxjerra nga autoritetet, rezulton se i dyshuari është gjobitur 225 herë.
“Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë, në kryqëzimin në fshatin Lebanë, ngasësi i automjetit të tipit BMW ngjyrë e gjelbër, bënë lëvizje të rrezikshme me automjetin në fjalë dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrësit tjerë në trafik. Ngasësi i automjetit R.H, mashkull, 34 vjeç, është identifikuar sot nga ana e policisë dhe i njëjti është shoqëruar në Stacionin Policor Veriu Prishtinë. Pas verifikimit në të dhënat e policisë, ka rezultuar se personit në fjalë i figurojnë 225 gjoba”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, si dhe i është sekuestruar përkohësisht automjeti.
Kjo BMW është bërë e famshme në rrjetet sociale për shkak të zhurmës së lartë të muzikës brenda saj, si dhe për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






