
Arrestohet një person për përdorim arme gjatë ahengut familjar
Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person pasi raportimeve se në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në një aheng familjar në orët e pasmesnatës së kaluar, kishte të shtëna me armë zjarri. Policët
Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person pasi raportimeve se në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në një aheng familjar në orët e pasmesnatës së kaluar, kishte të shtëna me armë zjarri.
Policët kanë identifikuar të dyshuarin D.I. (36), tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit – pistoletë.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.”

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





