Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se u përfshi në 15 vjedhje
Është arrestuar sot një 19 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në 15 raste të vjedhjeve. Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhë në periudha të ndry
Është arrestuar sot një 19 vjeçar në Prishtinë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në 15 raste të vjedhjeve.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore.
“Sot nga njësite policore të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje. Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme kohore, ku janë vjedhur trotinet elektrik biçikletë, gjenerator, vegla pune etj. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar:– G.B . mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor qendra po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me 15 raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






