
Arrestohet një person në Ferizaj i kërkuar nga Maqedonia e Veriut
Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka arrestuar personin me inicialet G.M. (43), shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ai ishte në kërkim nga autoritetet në Shkup për veprat penale mashtrim dhe falsifiki
Policia e Kosovës sot në Ferizaj ka arrestuar personin me inicialet G.M. (43), shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ai ishte në kërkim nga autoritetet në Shkup për veprat penale mashtrim dhe falsifikim i dokumenteve me dënim burgimi katër vjet e nëntë muaj. Deri tek arrestimi ka ardhur pas marrjes së informatave se në Ferizaj në një lokacion, po qëndronte për disa ditë një person i paidentifikuar.
Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm janë njoftuar edhe Departamenti Kufirit i Policisë së Kosovës për procedura tjera hetimore për kalimin ilegal të kufirit, deri në një vendim tjetër të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore për dorëzimin e tij autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.
Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë për raste të ndryshme duke njoftuar stacionin e policisë më të afërt apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






