Arrestohet një person i kërkuar në Kamenicë
Një person, me inicialet Sh.B u arrestua sot në Kamenicë. Policia informoi se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një (1) viti në lidhje me
Një person, me inicialet Sh.B u arrestua sot në Kamenicë.
Policia informoi se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore me dënim burgimi prej një (1) viti në lidhje me një aksident trafiku.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 06.10.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar Shqiptar Kosovar SH.B. (1946). Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, u bë e ditur në komunikatë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, siç u potencua, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





