
Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga policia për therje me thikë në Gjilan
Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan ka arrestuar sot personin me inicialet G.E. (27) nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë. I dyshuari më 6 maj 2024, rreth orës 18:20 në Gjilan, pa
Njësiti i hetimeve rajonale Gjilan ka arrestuar sot personin me inicialet G.E. (27) nën dyshimet se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.
I dyshuari më 6 maj 2024, rreth orës 18:20 në Gjilan, pas një konflikti fizik, dyshohet se me një mjet të mprehtë kishte therur viktimën mashkull kosovar në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat lëndime viktima ka pranuar tretman mjekësor. I njëjti ishte larguar më pas nga vendin i ngjarjes dhe ishte vënë në kërkim policor.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





