RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Arratisja e Blerim Ramadanit, Policia lëshon fletarrestim për ish-ushtarin e UÇK-së nga Kosova
🗺️ Rajoni

Arratisja e Blerim Ramadanit, Policia lëshon fletarrestim për ish-ushtarin e UÇK-së nga Kosova

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni është arratisur nga arresti shtëpiak në shtëpinë e të afërmve ku po qëndronte. “Autorit

nga Venera Grabanica15 gusht 202415 gusht 2024

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni është arratisur nga arresti shtëpiak në shtëpinë e të afërmve ku po qëndronte.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në MPB për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i pa qasshëm për organet e ndjekjes. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit”, thotë Ministria e Punëve të Brendshme.

Fletarrestimin ndaj Ramadanit e kishte lëshuar Interpolit nga Serbia. I pyetur nëse kjo do të ndikojë në marrëdhëniet Maqedoni-Serbi, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se si si shtet dhe si qeveri duan të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, pa përjashtim, dhe se për këtë nuk duhet të ketë asnjë dilemë.

“Kjo që po ndodh në sistemin tonë gjyqësor është një hap drejt asaj që na duhen ndryshime për të cilat unë vazhdimisht apeloj dhe flas. Thjesht, 2% besim të qytetarët rezultojnë me çështje të tilla dhe dilema. Pse ndodh kjo, si ndodh kjo, kush sjellë atje vendime, pse sillen vendime të këtilla, pse dikush ikë e dikush tjetër jo”, tha Hristijan Mickoski..

Ministri Arben Taravari, që vjen nga radhët e koalicionit qeverisës VLEN, tha se është dëgjuar me Blerim Ramadanin, i cili është dashur të lirohet që në fillim, por një prokuror e ka ndërlikuar punën.

“E di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën, më tutje çfarë ka ndodhur, nuk kam dijeni, besoj që institucionet përkatëse do të japin informata”, tha Arben Taravari.

Kanë pasuar edhe reagimet opozitare rreth kësaj arratisjeje.

“Humbësit e zgjedhjeve, vasalët puthadorë në qeverinë monoetnike, të cilët nuk kanë legjitimitetin e votuesve shqiptarë, por janë të preferuarit e VMRO-së, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin kombëtar sepse atij vetëm iu ndryshua masa e sigurisë, ndërsa dje, policia vendosi ta arrestojë përsëri dhe ta dërgon në paraburgim aktiv”, thotë BDI.

“Arratisja e djeshme e Blerim Ramadanit, personit të kërkuarit me fletarrest ndërkombëtar, është edhe një ngjarje në vargun e ngjarjeve që konfirmojnë se MPB-ja e Toshkovskit nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim se si është e mundur të lejohet arratisja e një të burgosuri të kërkuar me urdhër ndërkombëtar? A e la të arratisej apo është krejtësisht i paaftë për të mbrojtur një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht?”, deklaroi LSDM

Për këtë nga VMRO-DPMNE u kundërpërgjigjën me një pyetje drejtuar LSDM-së, që këta të tregojnë se çfarë lidhje ka MPB-ja me vendimin e gjyqit që e lëshoi Blerim Ramadanin në paraburgim  shtëpiak.

Përndryshe, Ramadani u arrestua më 17 në pikën kufitare të Jazhincë, pas çka u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Gjykata më 1 gusht e ka ndryshuar vendimin nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në  Shkup ku ishte paraparë të qëndronte deri më 16 gusht, vend nga ku ai u arratis.

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë