
Arifi: Kurti po sillet me arrogancën e numrave
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, tha se shtatë deputetët e këtij subjekti politik do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Por, sipas tij, pa u plotësuar gjashtë kërkesat
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, tha se shtatë deputetët e këtij subjekti politik do të marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit. Por, sipas tij, pa u plotësuar gjashtë kërkesat e Aleancës, ata nuk do të votojnë për kryetarin e Kuvendit, as për zgjedhjen e presidentit. Në një bisedë për RTV21, Arifi tha se Kurti po sillet me arrogancën e numrave, prandaj nuk po i merr parasysh kërkesat e Aleancës.
“Është arrogancë e numrave. Sjellja e tyre ndaj gjashtë kërkesave të Aleancës paraqet një rast tipik të arrogancës së numrave. Nëse ata dëshirojnë të jetojnë me këtë arrogancë të numrave, është në rregull, por nuk i kanë shtatë deputetët tanë, prandaj le ta gjejnë kuorumin diku tjetër. Ne nuk kemi kërkuar favore apo përfshirje në Qeveri.”, tha ai./RTV21/21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






