Arifi: Dilni masivisht e votoni për fuqizimin e të drejtave tuaja
Bartësi i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqipërim Arifi, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dalin të masivisht të votojnë për fuqizimin e të drejtave të tyre. Pasi voto
Bartësi i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Shqipërim Arifi, ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të dalin të masivisht të votojnë për fuqizimin e të drejtave të tyre.
Pasi votoi në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, Arifi, kritikoi edhe qeverinë e Kosovës për neglizhencë ndaj qytetarëve të luginës.
“Të japim një mesazh kundrejt Serbisë që neve edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur që 20 vjet dhe pse së fundmi na keni pasivizuar, ne dalim votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie që tash e dy dekada janë duke na bërë. Unë i ftojë gjithë qytetarët gjithandej Preshevës që të votojnë dhe tregon edukatën demokratike”, tha ai.
Dy listat shqiptare për zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi, Arifi i konsideroi më shumë si diversitet demokratik për të luftuar dukuritë negative që hasin nga Serbia se 20 vjet.
“Ne e dina se i kemi dy lista shqiptare për herë të parë, por kjo tregon diversitetin demokratik brenda nesh dhe pjekurinë demokratike për të luftuar këto dukuri negative”, shtoi ai.
Ndërkohë foli edhe për pasivitetin e adresave të shqiptarëve në këtë anë.
“Kemi raportimet qysh me vite që 6 deri 10 mijë qytetarë nuk kanë mundësi të votojnë. Ne shohim lëvizjen e madhe nga Kosova që vjen në drejtim të Bujanocit duke mobilizuar serbët në veri të Kosovës, shohim politikë proaktive të Serbisë për të ruajtje fuqinë e tyre dhe shohim një neglizhence të qeverisë së Kosovës. Kjo është fatkeqësi”, theksoi ai.
Gjatë ditës votoi edhe Shaip Kamberi, i cili është bartës i listës tjetër, Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar./kp

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






