RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaDiaspora
✈️ Diaspora

Ardhja e bashkatdhetarëve, kolona të gjata në kufirin Hungari-Serbi

Me ardhjen e bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme të Evropës për festat e fundvitit në pikën kufitare në Merdare atyre nuk po u bie të presin më shumë se 10 deri në 15 minuta, por pritje të gjata ka

nga Venera Grabanica19 dhjetor 202119 dhjetor 2021

Me ardhjen e bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme të Evropës për festat e fundvitit në pikën kufitare në Merdare atyre nuk po u bie të presin më shumë se 10 deri në 15 minuta, por pritje të gjata ka në pikën kufitare Hungari-Serbi.
Mërgimtari Fatos Ibishi, ka thënë se te pika kufitare Merdares nuk kanë pritur më shumë se 10 minuta, por e kundërta i ka ndodhur në pikën kufitare në Hungari-Serbi, që ka pritur 3 orë e 10 minuta.
“Mirë kemi kaluar deri këtu, në kufirin e Hungari-Serbi kemi pritur 3 orë e 10 minuta, këtu 10 minuta. Po veç këtu në Kosovë kur erdhëm , aty në kufij të tjera jo, por unë e kam pasur atë që e kam marrë vaksinën, ua tregova. Kam pasur edhe djalin e axhës me vete. Ai e ka pasur testin, ua tregoi. Çka do që merret, ne do t’i respektojmë,” ka thënë ai duke iu referuar masave antiCOVID-19.
Po ashtu edhe Ragip Mujota, mërgimtar, ka treguar se ka bërë 20 orë rrugë deri në Kosovë, ku po ashtu përmend se i janë kërkuar certifikatat e vaksinës kundërCOVID-19.
“20 orë, askund nuk na ka rënë të presim, sepse sot e diele, jemi nisur të shtunën në mbrëmje. Jo, këtu nuk i kanë kërkuar, mua nuk m’i kanë kërkuar, por i kemi vaksinat. Janë të nevojshme për mbrojtjen e popullatës duhet marrë masat,” ka thënë ai.
Bashkatdhetari tjetër Adem Rafuna ka treguar se nuk ka pasur pritje në pikë të kufirit, ndërkaq ai tregon edhe për certifikatën e vaksinimit që i është kërkuar në Merdare.
“Jam nisur dje në mëngjes 07:00 në mëngjes, një natë kam bujtur në Kroaci nuk më ka ra, në hyrje të Serbisë 15 minuta, edhe këtu 10 minuta. Certifikatat e vaksinës më duket se nuk m’i kanë kërkuar askund, vetëm këtu. Shumë mirë, gjithkund ashtu janë marrë, edhe Gjermania i ka ashtu, unë tri vaksina i kam marrë”, ka thënë ai.
Masat antiCOVID parashohin se çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19, certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).
Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër COVID-19. Po ashtu, personave që kërkojnë të hyjnë në territorin e Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikën kufitare ANP “Adem Jashari për ata që hyjnë në rrugë ajrore, dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, për ata që hyjnë në rrugë tokësore. /kp

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë