RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Aleanca kërkon hetim për profilet e rreme dhe fushatat e koordinuara të dezinformimit
🇽🇰 Kosova

Aleanca kërkon hetim për profilet e rreme dhe fushatat e koordinuara të dezinformimit

Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndërtuar një kulturë politike të bazuar në përdorimin e profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik. Në një komuni

nga Gentrita Xhemajli27 korrik 202627 korrik 2026

Aleanca ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndërtuar një kulturë politike të bazuar në përdorimin e profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik.

Në një komunikatë për media, Aleanca vlerëson se qëllimi i kësaj propagande nuk është vetëm elektoral, por edhe minimi i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe në aleatët strategjikë të Kosovës.

“Përdorimi i profileve të rreme, fushatave të koordinuara të dezinformimit dhe linçimit politik është bërë shenjë dalluese e kulturës politike që ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje gjatë viteve të fundit.

Qëllimi i kësaj propagande nuk është vetëm elektoral. Synimi është delegjitimimi i të gjitha të arriturave të shtetit të Kosovës, rrënimi i besimit të qytetarëve në institucionet e shtetit dhe ulja e besimit në aleatët tanë strategjikë, për të krijuar një realitet të rremë politik nga i cili përfiton vetëm pushteti e indirekt edhe armiqtë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aleanca i ka bërë thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të hetojnë dhe të ndërmarrin veprime ligjore ndaj personave që, sipas saj, organizojnë ose marrin pjesë në rrjete të profileve të rreme dhe fushata të koordinuara të dezinformimit.

“Aleanca kërkon nga Prokuroria dhe Policia e Kosovës që të hetojnë dhe të ndjekin penalisht çdo person që organizon ose merr pjesë në rrjete të profileve të rreme dhe fushata të koordinuara të dezinformimit. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht lidhjeve politike.

Demokracia nuk mbrohet me ushtri profilesh të rreme, por me sundim të ligjit dhe përgjegjësi”, përfundon komunikata.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

7 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë