Aktakuzë për posedim të narkotikëve dhe kontrabandim të migrantëve
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e p
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurit Sh.H për veprat penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe veprën penale të “kontrabandimit të migrantëve”.
Prokuroria Speciale e Kosovës është pajtuar që ky rast të transferohet nga Republika e Sllovenisë, pas arrestimit të të pandehurit SH.H, i cili nga viti 2017 ka qenë i kërkuar nga Interpoli.
“Veprat penale i ka kryer si anëtar i një grupit kriminal, ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë janë gjykuar dhe dënuar në Slloveni. Grupi ka vepruar kryesisht në territorin e Sllovenisë”, thuhet në njoftim./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






