Aktakuzë ndaj 5 personave për fajde detyrim e mashtrim
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”. Sipas aktakuzës, të pandehuri
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.O., I.B., S.N., M.M. dhe A.TH., për shkak të veprave penale “Fajde”, “Mashtrim” dhe “Detyrim”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit S.N., I.O dhe I.B., nga fundi i vitit 2013 deri në shtator 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete kanë kryer veprat penale “Fajde”.
Ndërsa, i pandehuri M.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kryer veprat penale “Fajde”, “Detyrim”, dhe “Mashtrim”.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës kompetente të konfiskohen pasuritë e luajtshme të cilat kanë rrjedh si rezultat i veprave penale dhe kjo pronë t’i kthehet pronarit të ligjshëm, tani të dëmtuarit./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






