Aktakuzë kundër shtetases turke për falsifikim të dokumenteve
Legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumenteve Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e Turqisë, për veprat penale, lega
Legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumenteve
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur aktakuzë kundër O.G., shtetase e Turqisë, për veprat penale, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe falsifikim i dokumenteve, sipas KPRK-së.
“E pandehura O.G., më 02.01.2017, në Gjakove, ka vërë në lajthim organin kompetent, qendrën për Pajisje me Dokumente-Agjencinë për Regjistrim Civil, ku në dokument publik të legalizojë një çështje të pavërtetë, me qëllim të ikjes nga flet-arresti ndërkombëtar, bën ndërrimin e identitetit të saj të vërtetë, me identitet jo të vërtetë, respektivisht në F.R., me shtetësi kosovare, lindur në Gjakovë, ku me këtë identitet arrin të pajiset me dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së”, thuhet në komunikatën për media.
Po ashtu, e pandehura më 30.01.2017, me dije e përdor dokumentin publik të falsifikuar, me qëllim të ikjes nga flet-arresti ndërkombëtar, të njëjtat dokumente i shfrytëzon si origjinal, derisa arrestohet në Prishtinë më 7.11.2019, ku ende gjendet në paraburgim me qëllim të ekstradimit.
Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që e pandehura të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






