
Aksioni për votat e manipuluara në Prizren, prokuroria thërret një konferencë
Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot, më 23 janar 2026, një konferencë për media lidhur me një aksion të zh
Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot, më 23 janar 2026, një konferencë për media lidhur me një aksion të zhvilluar nga kjo prokurori.
“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rajonin e Komunës së Prizrenit.
Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, salla e takimeve, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





