RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Aksion i policisë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, dy të arrestuar
🇽🇰 Kosova

Aksion i policisë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, dy të arrestuar

(Lajm i përditësuar) Aksion i policisë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, dy të arrestuar Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të

nga Venera Grabanica5 shtator 20255 shtator 2025

(Lajm i përditësuar)

Aksion i policisë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave, dy të arrestuar

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, B.M dhe Q.M, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.

Arrestimet u kryen pas veprimeve hetimore të zhvilluara me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Me autorizim të kësaj prokurorie dhe vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në aksionin e sotëm janë realizuar kontrolle në katër lokacione të ndryshme – përfshirë shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse – që lidhen me të dyshuarit.

Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale të cilat pritet të përdoren në procedurat penale kundër të arrestuarve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Speciale ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.


Aksion i policisë kundër fajdes dhe shpërlarjes së parave

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh që përfshinë 5 komuna të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për rtv21.tv ka konfirmuar se me autorizim të Prokurorisë Speciale, ka realizuar operacion policor në Prishtinë, duke zbatuar urdhër- kontroll të gjykatës, në vendbanimet e përsonave të dyshuar.

Sipas tij, operacioni Policor është realizuar mbi ”dyshimet për veprat penale fajdeja dhe shpërlarja e parave”.

”Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Lidhur me aksionin e madh Prokurori-Polici që po zhvillohet në disa komuna të vendit, për rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se përveç Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera, në terren kanë dalë  edhe nëntë prokurorë të shtetit. /21Media

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza
LAJMI TJETËR →
Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Lexo edhe

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 min më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 min më parë
Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot
Kosova

Caktohet çmimi maksimal i naftës për sot

1 min më parë
Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional
Kosova

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

1 min më parë
Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive
Kosova

Haxhiu takon sot krerët e partive, në fokus seanca konstituive

1 orë më parë
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim
Kosova

Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Kosova

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

2 orë më parë
Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte
Kosova

Sot mbahet seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte

2 orë më parë
Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C
Kosova

Intensifikohet vapa verore, maksimalja sot deri në 35°C

2 orë më parë
Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në
Kosova

Abdixhiku hap rrugën për negociata me LVV-në

11 orë më parë