Aksident në autostradë, dy të lënduar
Aksident komunikacioni ndërmjet një kamioni dhe veture Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e sotme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa lë
Aksident komunikacioni ndërmjet një kamioni dhe veture
Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e sotme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në kilometrin 26-të të autostradës në drejtimi të Vermicës.
“Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe sipas mjekëve lëndime e tyre janë të lehta”, ka theksuar Kelani dhe ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Shkaku i aksidentit besohet se ishte pëlcitja e një gome të kamionit, i cili pastaj është rrokullisur në anën tjetër të rrugës dhe ka goditur një veturë.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






