RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Akil Gjakova e Distiria Krasniqi shpallen më të mirët e vitit 2024 nga KOK-u
Sport

Akil Gjakova e Distiria Krasniqi shpallen më të mirët e vitit 2024 nga KOK-u

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni të veçantë ka shpallur sportistët më të mirë të vitit 2024, por edhe kombëtaret më të mira tek meshkujt dhe femrat. Sportisti më i mirë i vitit 2024 u

nga Venera Grabanica25 shkurt 202525 shkurt 2025

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në një ceremoni të veçantë ka shpallur sportistët më të mirë të vitit 2024, por edhe kombëtaret më të mira tek meshkujt dhe femrat.

Sportisti më i mirë i vitit 2024 u shpall Akil Gjakova nga sporti i xhudos. Ai ishte shumë afër medaljes Lojërat Olimpike në Paris por u ndal në luftën për medaljen e bronztë atje.

Ndërsa, sportistja më e mirë e vitit të kaluar u shpall xhudistja Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjendtë në Paris duke u bërë kështu sportistja e parë me medalje të dyfishtë olimpike.

Akil Gjakova pasi pranoi çmimin tha se sukseset e tij vijnë për shkak të punës së madhe, derisa çmimin ia dedikoi trajnerit të xhudos, Fatos Tabaku.

“Rezultatet e mia nuk janë vetëm rastësisht por prej punës së madhe dhe prej një shkolle dhe një edukate që ma ka dhënë familja ime me një qëndrueshmëri të madhe….Sonte dua ta falënderoj një person të veçantë, ai është një person që më ka shtyrë prej kur kam qenë i vogël dhe ai është Fatos Tabaku”, theksoi Gjakova.

Kurse Distria Krasniqi tha se tashmë ka filluar të punojë për medaljen e tretë olimpike të cilën synon ta rrëmbejë në Lojërat Olimpike Los Angelos në vitin 2028.

“Për mua çdo medalje olimpike e ka vlerën e artë kështu që është hera e dytë që po marrë medalje olimpike dhe jam shumë krenare me veten… Për Los Angelos unë veçse kam filluar garat në fillim të shkurtit kam qenë në Paris ku ka qenë gara e parë pas Lojërave Olimpike dhe kam marrë medaljen e bronztë. Po ndihem shumë e motivuar për ta marrë medaljen e tretë në Lojërat Olimpike”, deklaroi Krasniqi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi me këtë rast theksoi se viti 2024 ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për sportin e Kosovës, derisa shtoi se këto suksese po arrihen dhe po shënohen nga ata të cilët interesin e atdheut po e vendosin para gjithçkaje.

“Viti që lamë pas ka qenë i mbushur me emocione, me angazhim të palodhur dhe mbi të gjitha me arritje që do të mbesin përherë të shënuara në historinë e sportit të Kosovës. Sportistët tanë kanë treguar se nuk ka kufi për talentin edhe pasionin duke arritur rezultate të jashtëzakonshme jo vetëm në nivelet kombëtare por edhe në arenën ndërkombëtare. Medaljet olimpike të fituara në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ me Distria Krasniqin e Laura Fazliun, sukseset në kampionatet botërore dhe evropiane janë dëshmi përpjekjeve të palodhura të atyre që gjithmonë e kanë vendosur interesin e atdheut para gjithçkaje”, theksoi Krasniqi.

Nga çmimet tjera, tek sportet ekipore, kombëtarja me e mirë tek femrat u shpall Kombëtarja e Kosovës në Hendboll, ndërsa në kategorinë e meshkujve, më e mira u shpall Kombëtarja e Kosovës në Futboll.

Me çmim special për kontribut të madh për imazhin e Kosovës në kategorinë e meshkujve u nderua futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, kurse tek femrat ky çmim i takoi xhudistes Laura Fazliu.

Ndërsa, trajneri më i mirë vitit u shpall Driton Kuka nga sporti i xhudos.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 min më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

27 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

41 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

54 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë